​Komuna e Lipjanit, me standard të ri të ndërtimit të rrugëve

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti dhe Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, gjatë ditës së sotme kanë përcjellur nga afër fillimin e punimeve në rrugën transit nga lagjja e Konjuhit deri te rruga Lipjan-Janjevë, njofton Komuna.

Me këtë rast Kryetari Imri Ahmeti, tha se sot po fillojmë me ndërtimin e rrugës siç e quajmë ne, rruga transit e cila lidhe dy lagje lagjen e Akllapit dhe lagjen e Konjuhit e që shkon deri tek rruga regjionale Lipjan –Janjevë.

“ Kjo rrugë e rëndësishme për qytetin është e gjatë mbi 1500 metra dhe është financim nga Ministria e Infrastrukturës, andaj falënderoj ministrin Abrashi që sot është me ne dhe e ka mbështet ketë projekt jashtëzakonisht të madh dhe te nevojshëm për qytetaret e Lipjanit”, është shprehur kryetari Ahmeti, duke thënë se me ndërtimin e kësaj rruge do të shkarkohet edhe qyteti nga trafiku.

Nga ana tjetër ministri Abrashi, tha se Lipjani po shndërrohet në një qytet i cili do të jete nyje për qytetare, për mallra e biznese sepse edhe pozicionin e ka të tillë, prandaj ne po investojmë aq sa mundemi sa na lejojnë kapacitete tona financiare në mënyrë që Lipjanin ta bëjmë një qytet model për Kosovën dhe Evropën.

“Sot po fillojmë një projekt i cili ka rendësi shumë të madhe edhe për këta qytetarë që preken direkt por edhe për Lipjanin sepse po krijohet një unazë e brendshme e qytetit dhe e mira e saj që po fillojmë me një standard të ri ku kjo rruge do të ketë shteg të çiklizmit dhe do te vazhdojmë edhe në rrugët tjera në mënyre që të jetë edhe si frymëzim për komunat e tjera që secila rruge e re të ketë shtegun e çiklizmit”, tha ndër të tjera ministri Abrashi.

Ky projekt do të kushtoj mbi 350 mijë euro dhe pritet të përfundoj vitin e ardhshëm.

Image may contain: 3 people
Image may contain: 2 people, outdoor
Image may contain: sky and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...