Koeman: “Klauzola 700 milionë euro e mbajti Messin në Barcelonë”

PUBLIKUAR

Ronald Komena, trajneri i Barcelonës, është rikthyer të flasë për telenovelën e verës, kur Lionel Messi kërkoi largimin nga Barça.

Jose Maria Bartomeu nuk e lejoi diçka të tillë, ani pse vet Messi e zbuloi për ‘GOAL’ se i kishte premtuar diçka të tillë.

Barcelona nguli këmbë se klauzola 700 milionë euro është valide, ani pse Messi thoshte ‘jo’ dhe kërkonte largimin falas në drejtim të Manchester City.

“Klubi ishte shumë i qartë për çështjen e Messit: ai nuk mund të largohej”, tha Koeman.

“Shuma e klauzolës (700 milion euro) ishte aq e lartë sa asnjë klub nuk do të kishte paguar për të në këtë kohë”.

“Prandaj, për mua, pyetja kryesore ishte se çka mund të bëj që t’ia kthejë atij përqendrimin në fushë dhe më gjerë, si një person dhe si një futbollist”.

“Kur ai në të vërtetë filloi të stërvitej përsëri pas asaj jave të vrullshme, unë pashë vetëm gjëra të mira. Nuk mund të ankohem për qëndrimin e tij. E mira është që kur Messi sheh një top, apo ka topin para vetes, ai argëtohet”, tha Koeman pas humbjes 1-0 nga Getafe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...