Insiston trajneri i Barcelonës: “E duam patjetër Depayn”

PUBLIKUAR

Barcelona do të tentojë sërish për Memphis Depayn në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri, Ronald Koeman.

Barça ishte afër ta blejë edhe gjatë verës, por dështimi i shitjes të disa futbollistëve, e pengoi afrimin e tij.

“Është një mundësi dhe do të provoj deri në fund, pasi dua ta kem te Barcelona. Mund të kishte ardhur në tetor, por ne nuk arritëm të largojmë asnjë nga lojtarët aktualë dhe gjithçka dështoi. Bashkë me drejtuesit po mbajmë pistën të hapur për ta marrë në janar, por varet edhe nga situata ekonomike e klubit”, u shpreh Koeman.

“Ne kemi shumë sulmues të mirë në skuadër, por të gjithë ata duan ta marrin topin nga mbrapa dhe të avancojnë, ndërsa Depay është i vetmi me karakteristika ndryshe, pasi di të sulmojë thellësitë dhe të na krijojë më shumë hapësira”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...