Samir Handanovic ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Interin.
Portieri 31-vjeçar ka kontratë me Nerazzurrët deri në verën e ardhshme dhe që në janar ka të drejtë të fillojë bisedimet me ndonjë klub.
Mirëpo, ai gjithmonë ka thënë se dëshiron të vazhdojë në Meazza, porse kontrata akoma nuk është nënshkruar.
Sipas Sky Sport Italia, slloveni tashmë i ka pranuar kushtet e kontratës së re dhe brenda disa ditësh do ta vë firmën.
Handanovic kaloi te Interi në vitin 2012 nga Udinese për 12 milionë euro. /Telegrafi/


