Flet pronari i kompanisë që u dogj në Lipjan: Dëmet janë mbi 1 milion euro

PUBLIKUAR

Në orët e hershme të mëngjesit është hapur zjarr në kompaninë për pjesë të automjeteve “Vëllezërit e Bashkuar”.

Pronari i kësaj firme në një përgjigje për Gazetën Sinjali ka treguar se dëmet nga ky zjarr janë mbi një milion euro.

“Dëmi i shkaktuar nga zjarri, në minimum është diku një milion e 200 mijë euro. Zjarri është përhap diku në 3 mijë metra katrorë objekt dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar”, ka thënë pronari për Gazetën Sinjali.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia, të cilët në një përgjigje për Gazetën Sinjali kanë thënë se dyshimet e para tregojnë se zjarri është shkaktuar nga rryma.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...