Kosova, e pasigurt karshi terrorizmit

PUBLIKUAR

Sulmet terroriste në Paris dhe dështimi i Francës kundër forcat terroriste, kanë ngritur shqetësim edhe në Kosovë dhe rajon për sulme eventuale.

Duke parë se Franca dy herë radhazi është sulmuar nga forcat ekstremiste, autoritetet e sigurisë nuk mund të premtojnë se kanë ofruar siguri të mjaftueshme për qytetarët e Kosovës, shkruan “Zëri”.

Madje, kosovarët që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e luftërave në Irak dhe Siri shihen si rreziku potencial për Kosovën.

Por, sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë, situata bëhet edhe më komplekse, për faktin se pjesë e grupeve ekstremiste po bëhen edhe qytetarë të religjioneve tjera.

“Ky është rrezik global nga terrorizmi dhe nuk ka shtet që mund të thotë se e ka siguruar veten, shtetin dhe nuk mund t’u ndodhë”, konsideron Naim Maloku, ekspert i sigurisë dhe ish-epror ushtarak.

Ai tha se shtetet shumë më të fuqishme se Kosova janë të atakuara nga terrorizmi ndërkombëtar, prandaj rreziku gjithmonë është permanent. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...