Kemal Ademi flet për largimin e familjes së tij nga Kosova në kohë lufte: Nëna ime ishte shtatzënë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Fenerbahces, Kemal Ademi ka folur për mediat turke rreth jetës së tij si fëmijë, teksa nuk ka ngurruar ta tregojë fëmijërinë e vështirë e cila përkohën me kohën e luftës në Kosovë.

Ademi u transferua në afatin e verës te Fenerbahce nga Baseli, si pasues i sulmuesit tjetër nga Kosova, Vedat Muriqi, i cili kaloi te Lazio.

Pas arritjes te Fenerbahce, mediat turke kanë filluar t’i kushtojnë rëndësi Ademit, i cili po lidhet me një ardhje te Përfaqësuesja e Kosovës.

Duke folur me gazetarin Volkan Demir nga Gazeta Sabah, Ademi ka zbuluar se ai ka ikur me nënën dhe vëllain e tij nga Kosova drejt Gjermanisë në kohë lufte.

“Kishte një luftë në Kosovë, ne shkuam në Gjermani me nënën dhe vëllain tim. Nëna ime ishte shtatzënë me mua. Unë kam lindur atje”, ka thënë fillimisht Ademi.

“U kthyem përsëri në Kosovë për procedurat e pasaportës dhe pastaj u kthyem këtë herë për të bërë një jetë më të mirë në Zvicër”.

“Ne shkuam në Cyrih. Ishim në një kamp refugjatësh atje”, përfundoi sulmuesi i Fenerbahces. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...