“Pas shiut lind diell”, Geta Beqa motivon fansat ndërsa tregon format e përkryera trupore

PUBLIKUAR

‘Bodybuilder’-ja e njohur shqiptare, Geta Beqa, është mjaft e komentuar për paraqitjet dhe sukseset e saj në garat sportive.

Ajo në të njëjtën kohë është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ‘bodybuilder’-ja e njohur ndau me ndjekësit e saj disa fotografi të reja, duke vënë si gjithmonë në pah fizikun e saj.

Në një nga fotografitë e fundit, Geta, u shfaq duke pozuar nga mbrapa pranë disa shkallëve, ku shkroi në mbishkrimin e saj: “A ju kam thënë që del dielli”.

Kjo fotografi vjen vetëm pak orë pasi ajo publikoi për fansat një imazh të realizuar në New York, në një ditë me shi.

Duke zbuluar barkun e saj të tonifikuar, Geta kishte shkruar në mbishkrimin e kësaj fotografie: “Pas shiut vjen dielli gjithmonë”.

Duke qenë një femër e përkushtuar ndaj trupit dhe me linja perfektë trupore, duket se ‘bodybuilder’-ja e njohur e kombinon motivimin e saj ndaj ndjekësve edhe me thënie të ndryshme motivuese për fansat. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Bashkëshortja e banorit të “Big Brother VIP Kosova 5”, Valdetit, Valdrina, ka reaguar përmes...