Ballkani udhëton në Obiliq për fitore, Arbëria kërkon këndelljen

PUBLIKUAR

Arbëria vs Ballkani do të jetë ndeshja e parë për xhiron e gjashtë të IPKO Superligës së Kosovës.

Xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll starton sot me ndeshjen mes Arbërisë dhe Ballkanit, sfidë që zhvillohet nga ora 14:00.

Ballkani udhëton drejt Obiliqit për të kërkuar vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe njëherit të vazhdojë të qëndrojë në kreun e tabelës, ndërkohë Arbëria synon t’u kthehet rezultateve pozitive, pasi që u njoftua me humbje në xhiron e kaluar nga Gjilani.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje tjera, ajo mes Llapit dhe Drenicës si dhe Prishtinës me Besën e Pejës, derisa xhiro e gjashtë mbyllet me sfidat Gjilani – Drita dhe Trepça ’89 – Feronikeli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...