Gary Neville beson se do të ishte më mirë që Manchester Unitedi ta transferonte Gareth Bale nga Real Madridi dhe jo ta rikthejë Cristiano Ronaldon.
Portugezi u largua nga Djajtë e Kuq në vitin 2009 dhe gjatë qëndrimit në Spanjë ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme dhe mes tjerash e ka fituar edhe dy herë të tjera Topin e Artë.
Ai është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Old Trafford dhe në javët e fundit po spekulohet shumë për largimin e tij nga Santiago Bernabeu.
Neville ka thënë për Daily Star se ajo që ka bërë CR7 për Unitedin ka qenë “jashtë kësaj bote”, porse nuk pret që të ndodhë e njëjta gjë nëse kthehet.
“Unë do të preferoja që ne ta merrnim Bale – dhe në asnjë moment nuk shpreh mosrespekt për Ronaldon”, ka deklaruar ish-lojtari i Djajve të Kuq. /Telegrafi/


