Nga arresti shtëpiak, Fjolla Morina publikon një video në krah të të dashurit

PUBLIKUAR

Këngëtarja ka publikuar një video me të dashurin nga arresti shtëpiak.

Fjolla Morina dhe i dashuri i saj duket se po i përballojnë së bashku problemet me drejtësinë, pas arrestimit në kufi ku u kapën me armë paleje.Dhurata e Daut Haradinajt për bashkëshorten e tij në përvjetorin e martesës

Ata janë bërë mbështetje për njëri-tjetrin në këto ditë të vështira për këngëtare, e cila po vuan masën “arrest shtëpie” në Kukës.

Këngëtarja publikoi një video në krah të biznesmenit, teksa kokën e mbante mbështetur në kraharorin e tij dhe shkroi: “Mbreti im”.

Morina nuk e zbuloi identitetin e mashkullit në krahët e saj, por nisur nga dëshmitë e tyre në gjykatë ku pranuan se janë të dashur, mendohet se ai është biznesmeni Fisnik Syla.

“Me Fisnik Sylën jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat,”- mësohet se deklaroi Fjolla Morina para Gjykatës.

Ndërsa biznesmeni, i cili ndodhej në makinë së bashku me shoferin Fitim Muji kur këngëtarja u arrestua, dëshmoi se: “Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga i njëjti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim.”

SHIKO MË SHUMË

U ofendua rëndë nga tifozët, Sasa reagon ashpër

Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në...

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...