Kim Kardashian thotë se po studion deri në orët e vona për të mësuar për provimet e juridikut

PUBLIKUAR

Kim Kardashian qëndroi zgjuar vonë të hënën në mbrëmje për të studiuar ligjin me një fokus në temën e shpifjes.

Super ylli e cila ishte bija e një avokati, po studion juridikun me disa profesorë të Kalifornisë për t’u përgatitur për provimin e jurisprudencës, shkruan DailyMail.

Kjo vjen pak kohë pasi u zbulua se burri i saj Kanye West planifikon të nxjerr në treg veshje me mbishkrimin “God Save America”.

Ai bëri kërkesë në markën tregtare për të nxjerrë në shitje këto bluza javën e kaluar.

Interpretuesi i hitit “Bound 2” është duke nxjerrë në shitje këtë koleksion që mendohet të jetë pjesë e fushatës së tij presidenciale.

Kim në anën tjetër duket se po bën gjërat e veta. Ajo të hënën publikoi në InstaStory një imazh ku tregonte se po bënte mësimet deri vonë.

Por ylli i “Keeping Up With The Kardashians” u ngrit në orën 6 të mëngjesit për stërvitjen e saj me një nga motrat e saj ndërsa ndau imazhet e këmbëve të saj në atletet ‘Yeezy’. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...