Ronaldo e shkel karantinën, niset drejt Torinos

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo është nisur drejt Torinos nga Portugalia, duke e shkelur karantinën pasi u infektua me koronavirus derisa ishte në detyrë me ekipin kombëtar portugez.

Sipas mediave italiane, Ronaldo do të kthehet sot në Torino dhe do të vetizolohet në shtëpinë e vet, transmeton Gazeta Express.

Komiteti Shkencor i Italisë e ka ulur nga 14 në 10 ditë periudhën e vetizolimit.

Ish-sulmuesi i Real Madridit do të mungojnë në dy ndeshjet e ardhshme të Juventusit, kundër Crottones në Serie A dhe kundër Dynami Kyiv në Ligën e Kampionëve, por do të jetë në gjendje të luajë kundër Veronës nëse del negativ në testin për Covid-19 pasi ta ketë kryer karantinimin.

35-vjeçari, megjithatë, do të mungojë në ndeshjen e Juves kundër Barcelonës më 28 tetor sipas të gjitha gjasave, sepse protokolli i UEFA-s kërkon që një lojtar të jetë negativ në testin për Covid-19 të paktën shtatë ditë para se të lejohet të luajë në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...