Bale i kërkon Mourinhos ta transferojë talentin uellsian

PUBLIKUAR

Gareth Bale i ka kërkuar trajnerit të Tottenham Hotspur, Jose Mourinhos, që ta transferojë qendërmbrojtësin e Swansea City, Joe Rodon.

Spurs në afatin e kaluar kalimtar kanë kërkuar një qendërmbrojtës, prioritet i tyre ka qenë Milan Skriniar, por që nuk arritën ta sillnin në Londër, raporton Gazeta Express.

Meqë afati kalimtar brenda Premierligës është i hapur deri ditën e premte, Tottenhami mund të bëjnë ofertë për Rodon.

Bale e njeh Rodonin shumë mirë nga kombëtarja e Uellsit, prandaj ai ka kërkuar personalisht që ta ketë atë bashkëlojtar edhe në Tottenham.

Sidoqoftë, Swansea kërkon 20 milionë euro për 22-vjeçarin, por Tottenham nuk është i gatshëm ta paguajë atë shumë, për shkak të shpenzimeve që i ka bërë në afatin kalimtar të verës.

Ekipi i Mourinhos është përforcuar me Gareth Bale, Pierre-Emile Hojbjerg, Sergio Reguilon, Matt Doherty dhe Carlos Vinicius gjatë verës.

Gjithashtu ekipi nga Londra e veriut, pritet të tentojë përsëri për Skriniar në janar, edhe pse Rodon është një opsion më i lirë sesa 65 milionë e kërkuara nga skuadra italiane Inter./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...