Ylli suedez: Askush s’mund ta ndalë Ronaldon, ai vendos vetë gjithçka

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Suedisë, Dejan Kulusevski, thotë se Cristiano Ronaldo është futbollist i pandalshëm dhe kur ai është në ditën e tij, vendos gjithçka vetë, para takimit kundër Portugalisë në Ligën e Kombeve të mërkurën.

Ronaldo i shënoi dy gola në ndeshjen e parë kundër Suedisë në Ligën e Kombeve në shtator dhe Kulusevski, bashkëlojtar i Cristianos te Juventusi, beson se portugezi është thjesht i pandalshëm, transmeton Gazeta Express.

“Në ndeshjen e parë ishte e pamundur ta ndalnim, askush nuk mund ta bëjë. Nëse ai është në ditën e tij, ai vendos gjithçka vetë”, tha Kulusevski.

“Të mërkurën e kemi një mundësi tjetër. Do të jetë argëtuese një përballje tjetër me të, sepse kështu e njohim më mirë njëri-tjetrin”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...