Griezmann tani është golashënuesi i pestë më i mirë në histori të Francës.
Antoine Griezmann ka shkruar emrin në librat e historisë të Francës.
Me golin e shënuar ditë më parë, ai ka quar numrin në 32 finalizime me Francën, duke e kaluar edhe legjendën Zinedine Zidane, që e la prapa me 31.
Griezmann është bërë kështu golashënuesi i pestë më i mirë në histori të Gjelave.
Thierry Henry i prin kësaj liste me 51 gola, pason Olivier Giroud me 42, Michel Platini me 41 dhe David Trezeguet me 34. /Gazeta Express/



