Reagon edhe Milot Rashica, tregon arsyen e mungesës kundër Maqedonisë

PUBLIKUAR

Pas Vedat Muriqit dhe Amir Rrahmanit, ka reaguar edhe Milot Rashica, të cilët janë kritikuar shumë ditëve të fundit për mungesën e tyre në sfidën më të rëndësishme të Kosovës, atë kundër Maqedonisë, ku u shua ëndrra evropiane, pasi ‘Dardanët’ u eliminuan duke humbur 2-1, raporton Gazeta Express.

Postimi i Rashicës në Facebook:

Sqarim

Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjës kundër Maqedonisë së Veriut dhe deshira ka qenë shum e madhe që të jem bashk me grupin se dhe per mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani ne jetën time, por që nga ndeshja “Moldavi-Kosovë” ku kam pësuar lëndim ne gju, nuk kam stervitur as edhe nje her te vetme bashk me ekipin(Afer 5 javë) dhe kam munguar ne 4 ndeshjet e para zyrtare te sezonit te ri. Dhe përveq dhimbjes ne gju kam qenë dhe jam larg me pregaditje fizike per qka edhe nuk kisha mundur ta jap kontributin tim ne at ndeshje.

Ndjeva obligim që ta bëjë ket sqarim pasi pash reagimin e njerzve.

MR

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...