Bëri publike lidhjen, Bebe Rexha: Ai është i duhuri!

PUBLIKUAR

Bebe Rexha më në fund është ‘kapur’ me partnerin e saj, të cilin prej kohësh ishte munduar ta fsheh nga vëmendja e publikut.

Pak kohë më parë u zbulua se artistja shqiptare është në lidhje me Keyan Safyari, me të cilin ka filluar romancën në fillim të këtij viti.

 

 

Së fundi, Bebe për herë të parë ka folur më shumë rreth jetë së saj private në një intervistë për Enertainment Tonight.

“Ne (familja) e pëlqejmë këtë djalë. Mendoj se ai është i duhuri. Është me të vërtetë i mirë. Është i dashur, kujdeset për mua, më kupton sa i përket karrierës. Familjes sime po i pëlqen”, është shprehur ajo.

 

 

Këngëtarja e njohur zbuloi se ajo kohën e pandemisë së koronavirusit nuk e kishte kaluar në vetmi, pasi gjatë gjithë kohës ishte nën shoqërinë e tij.

“Nuk isha e vetme gjatë izolimit. Kam një mashkull të mrekullueshëm në jetën time dhe është e mrekullueshme. Jam falënderuese për të, thjesht jam duke e shijuar jetën”, shtoi tutje Bebe.

Ndërsa, Bebe nuk e ka lënë anash as punën, ajo sot publikoj bashkëpunimin “Baby Im Jealous” me reperen, Donja Cat./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...