Zotohet Imri Ahmeti, nga 1 shtatori nxënësit e Bujarisë fillojnë në objektin e ri shkollor

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë vikendit ka vizituar punimet ne teren.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti ka qëndruar në fshatin Bujari ku ka parë për së afërmi themelet e shkollës e cila kishte filluar së ndërtuari vite më parë.
Kështu që, Kreu i Lipjanit u zotua se me 1 shtator të vitit të ardhshëm nxënësit e fshatit Bujari procesin mësimor do ta fillojnë në objektin e ri shkollor. Ishte e padrejtë që nxënësit e këtij vendi të vijojnë mësimet në objektin e vjeter të shkollës në fshatin Banullë, prandaj ne do të bëjmë të pamundurën që këtë objekt ta përfundojmë sa më parë, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti, thuhet në njoftim nga Komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...