Futbollisti slloven: Kosova ka vlera, por ne duam fitore

PUBLIKUAR

Kombëtarja e Sllovenisë është e vendosur ta fitojë ndeshjen e së dielës ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sllovenët e kanë shikuar ndeshjen e fundit të Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe thonë se kanë respekt për “Dardanët”, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti Rajko Rep thekson se Verdhekaltrit kanë ekip me vlera, por që ai me shokë do të mundohen t’i rrëmbejnë tri pikë në kryeqytetin kosovar, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Ne e pamë ndeshjen e tyre (Kosovës). Ata e kanë një ekip të mirë dhe të disiplinuar. I kanë disa lojtarë individualë me vlera që mund ta bëjnë diferencën. Do të jetë një test i vështirë për ne. Por, ne duhet ta vazhdojmë mënyrën e lojës sonë. Do të shkojmë atje për të fituar dhe duam të shkojmë në shtëpi me tri pikë”, deklaroi në konferencë për shtyp futbollisti i ekipit TSV Hartberg.

“Pa marrë parasysh kundërshtarin, është e rëndësishme t’ju qasemi ndeshjeve me seriozitet, ashtu siç kërkon trajneri. Atje (në lojë) trajneri mund të ketë përgjigje më shumë se në stërvitje. Selektori mund ta analizojë më mirë se kush është më i mirë e kush më i keq”, vazhdoi mesfushori slloven.

“Natyrisht, jam i lumtur që shënova gol ndaj San Marinos dhe dua ta përsëris këtë edhe ndaj kundërshtarit të ardhshëm (Kosovës)”, përfundoi Rep.

Sllovenia e mundi Moldavinë 1:0 në shtëpi në muajin shtator, ndërkohë që barazoi pa gola 0:0 me Greqinë.

Krahas Kosovës, sllovenët do të luajnë në tetor edhe me Moldavinë, respektivisht më 14 të këtij muaji. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...