Malazezi i arrestuar në Bavari, dyshohet se ka lidhje me sulmin terrorist në Paris

PUBLIKUAR

Malazezi që u arrestua me një sasi të konsiderueshme të armëve dhe eksplozivëve në Gjermani më 5 nëntor, dyshohet se mund të kishte lidhje me terroristët e sulmit të mbrëmshëm në Paris.

Sipas mediave gjermane, ka indikacione se ai ishte duke shkuar në Paris, por autoritetet kompetente bavareze nuk kanë dashur ta konfirmojnë këtë zyrtarisht.

Për 51-vjeçarin e arrestuar thuhet se Policia në veturën e tij Golf gjeti shumë pistoleta, revolverë, municion, armë automatike dhe disa kilogram TNT, transmeton Telegrafi.

Por, malazezi refuzon të flas e madje nuk ka angazhuar avokat.

“Ka arsye për për të dyshuar se ky arrestim dhe sulmet në Paris janë të ndërlidhura”, ka thënë kreu i qeverisë bavareze, Horst Seehofer. “Policia gjermane kontaktoi kolegët në Francë me detajet e arrestimit”.

Malazezi ngiste makinën nëpër rrugën Salzburg-Mynih, dhe në Bad Feilnbach u ndalua. Gjatë kontrollit Policia gjeti hapësirën mirë të ndërtuar për të fshehur armët.

I dyshuari u arrestua më dhe materiali është konfiskuar. Për këtë rast nuk është deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë, duke thënë se “kontrabanda e armëve është biznes i mirë”! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...