Motra e Griezmannit i shpëtoi masakrës në Paris

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Francës dhe Atletico Madridit, Antoine Girezmann, ka zbuluar se motra e tij ia doli të shpëtonte nga sulmi terrorist në sallën e koncerteve Bataclan në Paris.

Mbrëmë në këtë sallë po performonte grupi i rock-ut “Eagles of Death Metal” kur dy persona të armatosur morën peng më shumë se 100 persona, të cilët i vranë në fund.

Në kohën e sulmeve, Griezmann po luante për Francën në miqësoren ndaj Gjermanisë derisa motra e tij ishte në sallën e koncerteve.

“Faleminderit Zotit që motra ime ia doli të ikte nga Bataclani”, ka shkruar Griezmann.

“Lutjet e mija shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...