Fotoja e paqes: Ronaldo dhe Ramos, fanella e firmosur dhe Pepe dëshmitar

PUBLIKUAR

Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo nuk janë takuar e as nuk kanë folur me njëri-tjetrin për dy vite, por miqësorja e Spanjës kundër Portugalisë në Lisbonë i bëri bashkë ata përsëri.

Cristiano u largua nga Real Madridi dhe iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2018, por disa gjëra që portugezi i kishte bërë, si mospërkrahja e Luka Modricit pas fitimit të Topit të Artë në vitin 2018, nuk u pritën mirë në zhveshtoren e Bernabeut, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, pas ndeshjes së Portugalisë kundër Spanjës, e cila përfundoi barazim pa gola të mërkurën mbrëma, Ramos shkoi në zhveshtoren e Portugalisë dhe e mori një fanellë të nënshkruar nga Ronaldo, së bashku me ta prezent ka qenë edhe ish-mbrojtësi i Real Madrid, Pepe.

“Për shokun tim Sergio, me shumë dashuri,” Ronaldo i shkroi mesazh Ramosit, në foton e paqes.

Ramos e ka postuar foton në rrjete sociale, me një mesazh

“Ne jemi ende këtej… dhe shumë vite tjera do të vinë! I lumtur që ju shoh prapë, miqtë e mi,” është mesazhi në foto.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...