Pochetino e krahason talentin e Davis me atë të Xavit dhe Iniestas

PUBLIKUAR

Mauricio Pochetino ka krahasuar mesfushorin e Rangers, Steven Davis, me legjendat e Barcelonës, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta.

Davies do të mbajë shiritin e kapitenit për kombëtaren e Irlandës së Veriut, nw ndeshjen e së enjtes nw Sarajevë kundër Bosnjën për ndeshjen e “play-off” për kualifikim në EURO 2020, raporton Gazeta Express

“Talentin e tij unë e krahasoj më futbollistë si Xavi dhe Iniesta,” u deklarua Pochettino në një intervistë për Sky Sports.

“Mund ta vendosësh atë në të njëjtin nivel me lojtarët si Xavi dhe Iniesta, për arsyeje të kapaciteteve që të jetë një playmaker, inteligjencës për ta lexuar lojën, dhe kapacitetit për të vrapuar gjatë gjithë ndeshjes. Unë mendoj të krahasoj gjithashtu edhe me Christian Eriksen, këta lojtarë e rrisin cilësinë e ekipit tuaj,” shtoi ai.

Për Davis, ka folur edhe ikona e Liverpool, Steven Gerrard, i cili ka thënë “Ai është student i ndeshjes, ju mund të shihni se si ai merr informacione. Trajnerët mund t’i besojnë, ai ka lindur me një talent të veçantë.”/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...