Giroud e kalon Platinin në listën e golashënuesve më të mirë për Francën

PUBLIKUAR

Olivier Giroud e ka kaluar ikonën Michel Platini në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e ekipit kombëtar të Francës, pas dy golave të shënuara kundër Ukrainës të mërkurën.

Sulmuesi i Chelseat Giroud shënoi dy herë në pjesën e parë dhe duke e cuar në 42 numrin e golave në 100 paraqitje me kombëtaren, dhe tani ngel vetëm nëntë gola larg rekordit të Thierry Henrys.

Platini i kishte shënuar 41 gola në 49 paraqitje për Francën.

Eduardo Camavinga, 17-vjeçar, e hapi serinë e golave në debutimin e tij të plotë dhe pas shënimit ai u bë lojtari i dytë më i ri për kombëtaren e Francës, raporton Gazeta Express.

Golat e tjerë u shënuan nga Corentin Tolisso, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Humbja kundër Francës të mërkurën mbrëma ishte humbja më e madhe në histori të Ukrainës, të cilën është duke e menaxhuar ish-sulmuesi i AC Milan dhe Chelsea Andriy Shevchenko./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...