De Boer humb edhe në debutimin me Holandën: S’jam i vetmi

PUBLIKUAR

Frank De Boer këmbënguli pas humbjes në ndeshjen e tij debutuese si trajner i Holandës kundër Meksikës, se pësoi disfatë edhe në një debutim tjetër si trajner për shkak se i kishte pushuar lojtarët kyçë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Raul Jimenez e shënoi golin e vetëm të fitores së Meksikës nga pika e bardhë në pjesën e dytë, në miqësoren e zhvilluar në Johan Cruijff Arena të mërkurën, raporton Gazeta Express.

De Boer ka qenë një trajner i suksesshëm në MLS me skuadrën e Atlanta United. Ai u largua nga Atlanta në korrik për të zëvendësuar Ronald Koeman si trajner i Holandës.

Por ai ishte shkarkuar nga posti i trajnerit të Interit pas 85 ditëve në vitin 2016, në të njëjtin vit ish-mbrojtësi holandez e drejtoi klubin e Premierligës, Crystal Palace, në vetëm shtatë ndeshje.

Deri tani, De Boer i ka humbur të gjitha ndeshjet debutuese në karrierën e tij prej trajneri.

“Natyrisht që ndihem keq,” tha De Boer pas ndeshjes, “Unë gjithmonë dëshiroj të fitoj, por ne kemi bërë disa ndryshime, të cilat mendojmë që janë të logjikshme. Ne nuk lejuam që disa nga lojtarët tanë te luajnë, ne kemi edhe dy ndeshje së shpejti.”

“Sidoqoftë, unë nuk besoj që jam trajneri i parë që ka humbur në debutim”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...