IS publikon video pas sulmeve në Paris: Do të kenë frikë të shkoni në treg

PUBLIKUAR

Shteti Islamik (IS) ka publikuar një video incizim, përmes së cilit kërcënojnë se do të vazhdojnë me sulme në Francë, përderisa ky shtet të mos ndalojë bombardimet ndaj tyre në Siri e Irak, raporton Reuters.

Ky incizim është publikuar disa orë pas sulmeve në Paris, ku mbetën të vrarë të paktën 150 njerëz.
Në video shihet një militant i IS-it i cili thotë se “përderisa forcat aletare bombardojnë IS-in, ata nuk do të jetojnë në paqe”. Shteteve evropiane u dërgojnë mesazhe se “nuk do të jetë të qetë të frekuentojnë as tregjet”, transmeton lajmi.net.
Terroristët thonë se njerëzit do të kenë frikë të shkojnë në dyqane. Ende nuk dihet se kur është xhiruar kjo video, por publikut i është ofruar të shtunën.
Askush deri më tani nuk ka marr përgjegjësinë për sulmet e mbrëmshme në Paris. Dihet vetëm se gjatë sulmit, terroristët kishin thirrur “Alahu Akbar” dhe thuhet se gjithashtu kanë thënë se “Kjo është për Sirinë!”. /lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...