Maxi Lopez tregon se si deshi “ta rrah” atë Ibrahimovic

PUBLIKUAR

Maxi Lopez ka treguar se si është ta kesh shok skuadre Zlatan Ibrahimovicin në Milan derisa ka treguar edhe një rast interesant. “Me pëlqen, por herën tjetër, do ju godas në fytyrë”

Sulmuesi për momentin luan në Serie C me Sambenedettese, por ka dhënë një intervistë për Tyc Sport ku ka folur për përvojat e tij me Ibran më 2012.

“Ne po luanim kundër Parmas në Tardini, e bëra një pasim në zonë për Ibrahimovic, ai as nuk lëvizi, vetëm e shikoi e topin që dilte jashtë”.

“Pa pritur, ai mu kthy dhe filloi të më bërtiste. Nuk do të me besoni për gjërat që me tha. Ai tha se e dëshironte topin në këmbën e tij. Ia ktheva se ishte një pasim i mirë dhe ai lehtë mund të shënonte shumë lehtë”.

“U kthyem në zhveshtore në fund të ndeshjes. Mendova se ai do të me fliste prap, por ai nuk fliste. Kaloj një ditë, dy pastaj tri…”.

“Ne do të luanim mandej të mërkurën në Ligën e Kampioneve. Zlatan m’u afrua dhe me tha: Me pëlqen ti, argjentinasit kanë karakter dhe thonë atë që besojnë, nuk janë si brazilianët. Pasi e thashë këtë, herët e tjetër kur me thoni diçka si atë ditë, do të marrësh një grusht fytyrës”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...