Kryetari Ahmeti pret në takim Ministrin Arban Abrashi dhe Kryeshefin e Hekurudhave të Kosovës Xhevat Ramosaj

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur Ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Kryeshefin e Hekurudhave të Kosovës Xhevat Ramosaj, ku kanë diskutuar lidhur me zhvillimin e projektit të rregullimit të infrastrukturës së hekurudhave në këtë rast hekurudhës që kalon në qytetin e Lipjanit, njofton Komuna.
Në këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, ka paraqitur gjendjen faktike të hekurudhës që kalon në qytetin e Lipjanit, duke kërkuar nga të pranishmit që gjatë punimeve në hekurudha të lejohen vendkalimet nën hekurudha te nyjet kyqe.
Po ashtu Kryetari Imri Ahmeti, ka kërkuar nga Ministri Abrashi dhe Kryeshefi Xhevat Ramosaj që të lejohet zhvillimi i projektit për asfaltimin e rrugës rreth hekurudhës deri te magjistralja për Prishtinë prej lagjes së Konjuhit.
Ministri Abrashi dhe Kryeshefi i Hekurudhave u zotuan dhe i premtuan Kryetarit Ahmeti për mbështetje dhe bashkëpunim korrekt në zhvillimin e projekteve te infrastrukturës ne Lipjan.
+4

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...