​Vdes humoristi i njohur, Ibrahim Krajkova-Leci

PUBLIKUAR

Ka vdekur njëri prej humoristëve më të njohur të Kosovës, Ibrahim Krajkova-Leci. Varrimi i tij do të bëhet në ora 16 në varrezat e Kryeqytetit.

Ibrahim Krajkova ishte humorist i njohur shqiptar i njohur për aktrimin e personazhit fiktiv Leci.Ka lindur më 13 Nëntor 1957 në Prishtinë.

Krajkova kishte pasur sulm në zemër dhe ishte tërhequr nga skena publike.

Ai ishte bërë i famshëm që nga projekti filmik “Treshi përsheshi”, i përbashkët me Rasim Thaçi, apo i njohur si Cima, dhe Sevdai Radogoshin, i njohur si Qumili, shkruan Gazeta Express.

Kishte luajtur edhe në “Nusja nga Diaspora”, “Molla me erë” dhe “Peshku i Artë”, dhe përveç kësaj ai ishte i njohur për batutat e tij edhe në shumë projekte video muzikore, të realizuara për Vitin e Ri.www.gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...