A mund të ketë zgjedhje të reja?

PUBLIKUAR

a-mund-t-euml-ket-euml-zgjedhje-t-euml-reja-video_hd
Zgjedhjet nacionale u mbajtën me 8 qershor, po r a është kjo garancë se qytetarët e vendit nuk do t’ju drejtohen pas pak muajve edhe një herë kutive të votimit, në një palë zgjedhje të reja të jashtëzakonshme?

Arben Gashi, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike, thotë se për ta konstituimi i Kuvendit ka përfunduar dhe se rasti kur vendi ka mundur të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, tashmë është tejkaluar.

Por, megjithatë thekson se vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme mund të shkojë në se nuk arrihet nominimi i mandatarit të Qeverisë.

“LDK, në koalicion me AAK-në e Nismën, kanë votat e mjaftueshme për ta tejkaluar këtë krizë”, thotë ai për Rrokum.

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, mendon se shkuarja në zgjedhje ose jo, varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mbas kërkesës së parashtruar nga Partia Demokratike.

Sipas tij, rreziku tjetër vjen nga tejkalimi i afateve të parapara me ligj, që mund të detyrojnë presidenten e vendit me i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Baraliu mendon se në asnjërën prej rasteve, nuk asht dashtë të kërkohet ndihma e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij gjithçka ishte e qartë. /Rrokum/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...