Inter publikon skuadrën për Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Interi ka lajmëruar skuadrën e tyre për Ligën e Kampionëve dhe në të kanë përfshirë Radja Nainggolan, derisa Matias Vecino dhe Daniele Padelli kanë mbetur jashtë

Klubi ka lajmëruar listën e lojtarëve që do të jenë të gatshme të luajnë për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Zikaltërit do të luajnë kundër Real Madridit, Shakhtar Donetskit dhe Borussia Monchengladbachut.

Nainggolan është përfshirë në këtë listë, pavarësisht se nuk ishte në skuadër kundër Cagliarit në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Vecino dhe portieri Padelli janë jashtë, po ashtu edhe Ionut Radu dhe Filip Stankovic – djali i mesfushorit Dejan Stankovic – por që do të jenë në listë B, sidomos nëse lëndohet Samir Handonovic. /GazetaExpress/

Kjo është skuadra e Inter për Ligën e Kampionëve: Handanovic, Hakimi, Gagliardini, De Vrij, Alexis Sanchez, Lukaku, Lautaro Martinez, Kolarov, Sensi, Ranocchia, Perisic, Young, Vidal, Barella, Eriksen, D’Ambrosio, Darmian, Skriniar, Nainggolan, Brozovic, Bastoni, Radu

Lista B: Stankovic, Moretti, Pinamonti

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...