Magure, vjedhin dhe marrin drogë, azilantët që po jetojnë në xhami po u shkaktojnë telashe fshatarëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Është ndër xhamitë më të vjetra në Lipjan. Por brenda këtij objekti fetar në fshatin Magure, që një kohë, nuk po kryhen ritet fetare.

Ka një kohë, që kjo faltore po shërben si vendstrehim për dhjetëra azilkërkues që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Siç shihet edhe në këto pamje, në hapësirën brenda saj, janë vendosur shtretër e gjëra të nevojshme për t’u strehuar gjatë natës.

E këta azilkërkues, shumica e tyre nuk pranojnë të identifikohen para kamerës.

Thonë se këtu banojnë dhjetëra sirianë, algjerianë, marokienë e palestinezë.

E këtu, sipas këtij azilanti, po kryhen aktivitete të ndryshme.

E në hall me këta azilantë, janë banorët e Magurës.

Madje njërit prej tyre, të hënën mbrëma i mbeten sandalet këtu, teksa po tentonte të vidhte në këtë lokal.

E kjo, sipas pronarëve nuk është hera e parë.

Se janë në hall me këta azilantë, e thotë edhe kryetari i fshatit, Milaim Metaj.

Metaj, shton se rrezik, është edhe infektimi nga virusi korona, pasi shumë azilantë vijnë në rrugë ilegale nga vende të ndryshme.

E disa nga këta të fundit, ankohen se nuk po pranohen në Qendrën për Azil në këtë fshat.

Por, në këtë Qendër, thonë se këtu pranohet kushdo që paraqitet për të kërkuar azil.

Momentalisht, në këtë qendër janë të strehuar mbi 70 azilantë.

Ndërsa ka thënë se posa të pranohen si të tillë, nga ora 7 deri ne orën 22, kanë të drejtë të lëvizin edhe jashtë qendrës.

Ndërkohë, për aktivitetet e tyre jashtë kësaj qendre, thotë se përgjegjës janë Policia e Kosovës.

Këta të fundit, kanë treguar se të dielën, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i tillë, pas një zënkë që pati me një tjetër azilant, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...