Kim rrëfen se si u kujdes për Kanye gjatë kohës kur u përball me COVID-19

PUBLIKUAR

Kim thotë se kishte veshur doreza dhe maskë për të trajtuar Kanyen gjatë betejës me COVID.

Ylli i reality-shout thotë se asaj iu desh të ndërronte çarçafët e burrit të saj “me doreza dhe një mburojë në fytyrë”, duke e quajtur atë “kohë të frikshme”, shkruan Sky News, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se West kishte kontraktuar virusin në mes të marsit, ‘kur askush nuk e dinte me të vërtetë se çfarë po ndodhte”.

“Unë duhej të shkoja dhe të ndërroja çarçafët e tij dhe ta ndihmoja të zgjohej nga shtrati kur ai nuk ndihej mirë,” i tha ajo Grazia Middle East.

“Ishte një sfidë sepse ishte aq e panjohur. Ndryshimi i çarçafëve të tij me doreza dhe një mburojë të fytyrës ishte me të vërtetë një kohë e frikshme”, shton Kim.

Çifti ka katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kardashian West përshkroi se si ajo nuk kishte “askënd tjetër në shtëpi për të ndihmuar” ndërsa burri i saj ishte i sëmurë dhe thotë se ajo kohë ishte  “kaq e frikshme dhe e panjohur”.

Reperi i hitit “Love Lockdown” ka folur më parë për infektim me virus, duke thënë për “Forbes”: Kisha ethe, më dridhej edhe shtrati, bëja dush të nxehtë, shikoja video për të mësuar se çfarë duhet bërë për ta kapërcyer atë”.

Gruaja e tij shpjegoi se ai ishte sëmurë gjatë kohës kur Tom Hanks dhe Rita Wilson zbuluan se kishin COVID-19, në mes të marsit.

Duke folur për ndikimin global të pandemisë, modelja dhe biznesmenja tha se përpiqet të ketë një këndvështrim pozitiv.

“Ndoshta planetit tonë i duhej një pushim,” tha ajo. “Ndoshta të gjithëve na duhej një pushim. Ndoshta kjo ishte rivendosja? Mundohem ta shikoj në atë mënyrë”. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Jonida Vokshi e konfirmon: Këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova

Ish-prezantuesja e BBVK, Jonida Vokshi ka bërë të ditur se nuk do të jetë...

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë: “Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas”

Vrasja e 25-vjeçares Jetlira Foniqi, e cila ishte në javën e 34-t të shtatzënisë,...

Selin Bollati thyen heshtjen pas mungesës në rrjete sociale, zbulon arsyen që shqetësoi ndjekësit

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka sqaruar mungesën e saj të...