Brazili i merr barazim Argjentinës (Video)

PUBLIKUAR

Argjentina dhe Brazili janë ndarë në një barazim 1-1 në sfidën e zhvilluar në Estadio Antonio Vespucio Liberti të Buenos Airesit.

Sfida e zhvilluar në Buenos Aires nga fillimi ishte mjaft e fortë, me Argjentinën që kishte dominimin.

Goli erdhi në minutën e 34, kur në mungesë të Messit në skenë u shfaq Ezequiel Lavezzi ai që realizoi për 1-0.

Teksa Argjentinai synonte fitoren në këtë takim, në pjesën e dytë Lima ishte ai që shënoi për 1-1 (58′).

Ndeshja kaloi me plot ndërhyrje dhe me lojë të fortë deri në fund, teksa David Luiz mori dy kartona të kuq për dy minuta për t’u përjashtuar nga kjo sfidë.

Brazili gjendet në vendin e katërt me katër pikë pas tri ndeshjeve në grupin e kombëtares Latino-Amerikane për kualifikime, teksa Argjentina është në vendin e parafundit me vetëm 2 pikë nga tri ndeshje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...