Gruaja e Sergio Romeros shpërthen në kritika ndaj Man Unitedit

PUBLIKUAR

Argjentinasi do të qëndrojë në Old Trafford, ku ai do të jetë portieri i tretë në klub këtë sezon.

Gruaja e Sergio Romero ka shpërthyer në Instagram kundër Manchester United pasi portieri nuk ka arritur të sigurojë largimin nga Old Trafford të hënën, raporton Gazeta Express.

Portieri argjentinas ka qenë i gatshëm të largohet nga United të hënën, pasi që nuk është pëlqyer më nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Romero ka kaluar disa sezone si rezervë e David de Geas, por pas rikthimit të Dean Henderson në klub, mundësit do të jenë më të vogla për Romeron këtë sezon.

Si rezultat i kësaj, Romero ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm tek skuadra angleze Everton, por asnjë lëvizje nuk ka ndodhur deri ditën e hëne kur edhe është mbyllur afati kalimtar.

Romero ende mund të transferohet në një kategori më të ulët pasi që afati kalimtar për brenda ligave wshtw ende i hapur, por janë klube të pakta të cilat mund ta përballojnë rrogën e portierit.

“Serigo Romero ka punuar shumë për klubin e tij. Trofetë e fundit të cilët i kanë fituar, i kanë ngritur së bashku më të. Ai e ka ndihmuar ekipin që të arrijë në 4 finale/gjysmëfinale, pastaj ai është lënë në bankën rezervë.  Është koha që t’i rikthehen mundësit dhe të këtë hapësirë të largohet. RESPEKTONE PËR NJË HERË TË VETME.”, ka thënë gruaja e Romeros në Instagram. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...