Zyrtare: Douglas Costa kthehet në Bayern

PUBLIKUAR

Tashmë është zyrtare, Douglas Costa do ta veshë sërish fanellën e Bayern Munich.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, Bayern Munich ka kompletuar transferimin në formë huazimi të anësorit, Douglas Costa nga Juventusit.

30-vjeçari kthehet në “Allianz Arena” pas tri sezoneve, me luhatje dhe ngritje e me lëndime të shumta.

Ai ka qenë pjesë e Bayernit për dy sezone, nga 2015 deri më 2017.

Në etapën e parë në Bayern, Costa shënoi 14 gola në 77 ndeshje.

“Jam shumë i lumtur që sërish do të luaj për Bayern Munich. Kam kaluar kohë të mira këtu dhe kemi fituar shumë trofe, shpresojmë të arrijmë sërish suksese”, ishin fjalët e para të Costës pas zyrtarizimit të Bayerni.

Costa është blerja e tretë e Bayernit brenda 24 orëve. Dje u zyrtarizua Marc Roca i ardhur nga Espanyoli, derisa pak minuta para Costës, bayerni kompletoi blerjen e sulmuesit 31-vjeçar nga PSG-, Jean-Eric Maxim Choupo-Moting. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...