Drita e mposht Feronikelin me rikthim

PUBLIKUAR

Drita e ka mundur me rikthim 2:1 Feronikelin në një ndeshje zbavitëse të dielën në Drenas, duke treguar sinjal të qartë për qëllimet e saj për ta mbrojtur titullin në Superligë.

Astrit Fazliu dhe Kastriot Rexha shënuan nga një herë në pjesën e dytë për kampionen në fuqi, për ta përmbysur Feronikelin që kishte kaluar në epërsi i pari përmes Mendurim Hotit në Stadiumin Rexhep Rexhepi, raporton Gazeta Express.

Kjo është fitorja e dytë për klubit nga Gjilani nga po kaq ndeshje këtë sezon.

Feronikeli është tani në një seri prej katër ndeshjeve pa fitore, dy humbje dhe dy barazim, edhe pse e kishte nisur sezonin me fitore.

Skuadra e Afrim Tovërlanit kaloi në epërsi herët në takim, kur Hoti shënoi për 1:0 duke e shfrytëzuar një gabim trashanik të portierit Faton Maloku që e kishte braktisur portën në minutën e 19-të.

Një pjesë e dytë me lojë të hapur dhe futboll total, nisi me golin e Fazliut që shënoi me kokë pas një harkimi nga Erjon Vucaj në minutën e 53-të.

Rreth 20 minuta para fundit, Rexha shënoi nga një top i kthyer pasi e kishte goditur shtyllën fillimisht për ta mposhtur ish-klubin e vet.

Drita tani ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Nikli mbetet në kuotën e pesë pikëve nga po aq ndeshje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...