Juventusi e blen mesfushorin 23-vjeçar për 10 milionë euro

PUBLIKUAR

Juventusi e ka konfirmuar blerjen e Rolando Mandragora për 10.7 milionë euro, por mesfushori italian do të qëndrojë në huazim te Udinese.

Mandragora u pati larguar nga Juventusi në vitin 2018 dhe që prej atëherë ka zënë vend titullari në Udinese, transmeton Gazeta Express.

Por kampioni i Serie A njoftoi se e ka blerë 23-vjeçarin, edhe pse do ta lejojë atë të qëndrojë në Udine deri në përfundim të këtij sezoni.

Ai ka nënshkruar kontratë me Juven deri në verën e vitit 2025, pasi kjo ajo u pajtua t’i paguajë 10.7 milionë euro për të gjatë dy sezoneve të ardhshme.

Udinese e ka opsionin për ta mbajtur në huazim atë edhe në sezonin 2021/22 pa paguar asnjë qindarkë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...