“Mbase ai është më i mençur se unë” – Guardiola s’gjen përgjigje për pyetjen e Bielsas

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka zbuluar se kishte pasur vështirësi të mëdha t’i përgjigjej një pyetjeje që ia kishte bërë trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa, pas barazimit 1:1 në Premierligë të shtunën.

Pavarësisht golit të hershëm të Raheem Sterling, skuadra e Guardiolës nuk qe në gjendje ta fitojë ndeshjen, pasi Rodrigo e barazoi rezultatin në pjesën e dytë për Leeds, transmeton Gazeta Express.

City humbi shumë mundësi përpara dhe nga 23 goditje drejt portës së Leeds, vetëm dy prej tyre ishin brenda kornizës së portës.

Për më tepër, Leeds e dominoi skuadrën e Guardiolës në mbizotërimin e topit, duke treguar se është skuadër e denjë për të garuar kundër ekipeve të mëdha të Premierligës.

Guardiola dhe Bielsa u përqafuan pas përfundimit të ndeshjes dhe ky i fundit e kishte pyetur homologun e vet se çfarë mendonte për ndeshjen.

Por trajneri i City nuk kishte qenë në gjendje ta formonte një mendim të shpejtë.

“Ai më pyeti ‘Çfarë mendoni për ndeshjen?’ ndërsa unë i thashë ‘Pas një sezoni nuk isha në gjendje ta analizoja ndeshjen!’” tha Guardiola për Sky Sports.

“Mbase ai është më i mençur se unë. Mua më duhet kohë për të menduar sesi shkoi ndeshja, por i thashë se mendoja se ishte një ndeshje e mirë dhe se rezultati ishte i drejtë në fund”, shtoi Pep. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...