Ronaldo vjen i pari në stërvitje dhe largohet i fundit, thotë Pirlo

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka lartësuar Cristiano Ronaldon për mënyrën sesi e ka nisur sezonin dhe shpreson se ai do ta vazhdojë formën e mirë.

Ronaldo i shënoi tri gola dhe e dhuroi një asist në dy ndeshjet e para të Juves në sezonin e ri 2020/21, duke i ndihmuar t’i grumbullojë katër pikë, transmeton Gazeta Express.

Para ndeshjes kundër Napolit të dielën, trajneri Pirlo e veçoi yllin portugez, për të cilin shpreson se do të shënojë edhe shumë gola të tjera.

“Ronaldo punon shumë zellshëm. Ai është i pari që vjen në stërvitje dhe i fundit që kthehet në shtëpi”, tha Pirlo.

“Ai sjell entuziazëm dhe këtë mund ta vëresh në fushë. Ai e nisi sezonin shumë mirë dhe shpresoj se do të vazhdojë njëjtë deri në fund të sezonit. Shpresoj se ai do ta shënojë një apo dy gola çdo ndeshje”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...