Organizata Helvetas, përmes projektit Demos, të premten ka organizuar, një punëtori dyditore me Kryetarët e fshatrave, për të diskutuar rreth kornizës së qeverisjes lokale dhe pjesëmarrjen e strukturave nën komunale në procesin e vendim marrjes.
Me këtë rast, Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Lipjanit, Vlora Limani- Hajnuni, fillimisht e ka përshëndetur këtë punëtori, dhe njëkohësisht e ka vlerësuar rolin e Këshillave të fshatrave, në hartimin dhe planifikimin e politikave lokale.
“Natyrisht unë besoj që ju në kërkesat e juaja do të jeni racional, gjithëherë duke e pasur parasysh buxhetin e komunës dedikuar për investime kapitale si dhe shtrierjen gjeografike që ka Komuna e Lipjanit”, është shprehur, kryesuesja Limani.
Kjo punëtori do të vazhdoj edhe në javën e ardhshme me grupin e dytë të Kryetarëve të fshatrave, njofton komuna e Lipjanit