PSG shkatërron Angers

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain e ka mundur me rezultat tenistik skuadrën e Angers me rezultat 6-1. Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Mbappe e Neymar që edhe shënuan por edhe asistuan në golat e shënuar

Paris Saint-Germain i është kthyer rezultateve tenistike në Paris ku sonte ka mundur me rezultat 6-1

Florenzi hapi serinë e golave me një gol të bukur për PSG për ta vazhduar Neymar në minutën e 36-të pas asistimit të Mbappe.

Neymar do ta shënonte edhe golin e tretë me të filluar pjesa e dytë në minutën e 47-të.

Angers u këndell duke shënuar një gol në minutën e 52-të me Ismael Traore.

Por, PSG deri në fund do të shënonte edhe tre gola.

I riu Mitchel Bakker do të asistonte për Julian Draxler në minutën e 57-të për golin e katër të PSG.

Neymar do të ishte përsëri në qendër të vëmendjes por kësaj radhe si asistues për Idrissa Gueye i cili shënon në minutën e 71-të.

Krejt në fund do të shënonte edhe Kylian Mbappe.

Ylli francez shënoi gol në minutën e 84-të pasi që u shërbye për mrekulli nga Pablo Sarabia. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...