Njëzet vite më parë po kërkonte një punë të rëndomtë në ‘Sephora’, sot Mario Dedivanovic shpërthen në lot pas kontratës me gjigantin e kozmetikës

PUBLIKUAR

Grimeri i famshëm shqiptar, Mario Dedivanoviç është një shembull i mirë i njerëzve që nuk dorëzohen.

Ai së fundmi kremtoi ditëlindjen e tij të 37-të, me ç’rast mori urime të përzemërta nga shumë emra të njohur, ndër ta edhe nga milja e tij e besuar, super ylli Kim Kardashian.

Mario në ditëlindjen e tij të 37-të vendosi të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram një fotografi me të ëmën, të realizuar në një qendër të produkteve kozmetike.

Foto: Mario Dedivanoviç/Instagram

Bëhet fjalë për markën e njohur të kozmetikës, “Sephora”, në të cilën ai edh ka nxjerr në treg linjën më të re të produkteve për makijazh.

Në fotografi ai mund të shihet duke qarë, pasi siç shprehet grimeri, 20 vite ai kishte bredhur me nënën e tij në “Sephora”, duke kërkuar thjeshtë një punë të rëndomtë.

Foto: Mario Dedivanoviç/Instagram

“Ditëlindja më e mirë ndonjë. Një moment totalisht rrotullues, ekzaktësisht para 20 viteve unë shkova për herë të parë në ‘Sephora’ për të aplikuar për një punë”, shkroi grimeri shqiptar.

Mario Dedivanoviç llogaritet të jetë një prej shqiptarëve më të njohur në New York, i cili është i ndjekur nga afro tetë milionë njerëz në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U ofendua rëndë nga tifozët, Sasa reagon ashpër

Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në...

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...