Koeman: Barcelona është më e mirë sesa mendoni

PUBLIKUAR

Menaxheri i Barcelonës, Ronald Koeman ka deklaruar se skuadra e tij është më e mirë se ajo që njerëzit mendojnë pasi ata morën një fitore 3-0 ndaj Celta Vigos në La Liga të enjten mbrëma.  

Ardhja e Koeman në Camp Nou ka jep stimuj të ri te ekipi i Barcelonës që ka filluar sezonin pozitivisht me dy fitore në dy takimet e para.

Fitorja e fundit ndaj Celta Vigos, edhe pse me 10 lojtarë për më shumë se një pjesë ka bërë që Koeman të ndihet i lumtur me ekipin e tij dhe i bindur se skuadra e tij është e aftë të sfidojë pritjet.

Dy ndeshje, dy fitore – Barcelona mposht Celta Vigon në udhëtimDy ndeshje, dy fitore – Barcelona mposht Celta Vigon në udhëtim

“Ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme, unë jam shumë krenar. Kemi punuar me shumë disiplinë me një lojtar më pak dhe kemi krijuar shanse të mira. Jam shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Koeman pas ndeshjes.

“Ishte e rëndësishme të flisnim me ekipin në pjesën e parë, për sistemin. Ne kemi qenë shumë kompakt. Në fund rezultati është i drejtë”.

“Nuk mund të komentoj se çfarë ka ndodhur vitin e kaluar. Nga dita e parë unë kam parë lojtarët shumë të uritur. Ata janë stërvitur me intensitet të madh, luajnë ashtu siç stërviten. Sot ata kanë treguar deri në sekondën e fundit, në një fushë të vështirë, se jemi shumë mirë fizikisht”.

“Si çdo trajner, edhe mua më duhet kohë, por ekipi është shumë më i mirë nga sa mund të mendoni. Kemi gjashtë pikë, kemi shënuar shtatë gola dhe nuk kemi pësuar asnjë. Kjo tregon se ne po rritemi”, përfundoi holandezi.

Barcelona do të përballet me Sevillan në La Liga të dielën në mbrëmje me të dy klubet që kanë fituar dy ndeshjet e tyre të para të sezonit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...