Sjelljet e Serbisë e kanë cenuar dialogun

PUBLIKUAR

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka mohuar mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë në Bruksel. Ajo ka thënë se, pavarësisht pengesave që Serbia ia bëri Kosovës për mospranim në UNESCO, dialogu do për normalizim të marrëdhënieve do të vazhdojë.

Thirrjet për ndërprerjen e dialogut ministrja Tahiri i ka cilësuar si zëra që nuk mendojnë thellë.

Sipas saj, ndërprerja e dialogut do ta dëmtonte Kosovën.

Tahiri për ‘Epokën e re’ ka bërë me dije se nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është antikushtetuese, atëherë ajo do të rinegociohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...