Mustafi: Refuzimi i Shqipërisë ishte i lehtë

PUBLIKUAR

hkodran Mustafi ka folur për vështirësitë që ka pasur për të refuzuar Shqipërinë, duke thënë se për atë ishte normale t’i thoshte ‘jo’.

Gjithashtu, 23-vjeçari ka thënë se dëshiron të fitojë ende, pasi kështu bënë të lumtur edhe familjen.

“Nuk është lehtë të refuzosh një vend, por edhe e vështirë nuk ishte. E gjitha kjo, sepse isha pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë që nga U15. E falënderojë Gjermaninë shumë, sepse ky vend më ka dhënë shumë”, ka thënë Shkodrani për AS, rreth refuzimit të Shqipërisë.

“Feghouli shpesh herë më thotë se kam fituar Kupën e Botës në 22-vjeç dhe se nuk kam çka kërkojë më shumë. Por, unë nuk dua të ndalem, dua më shumë, pasi të fitosh tituj bënë të lumtur familje dhe të gjithë ata që të rrethojnë, jo vetëm veten”.

“Familja ime vjen nga Shqipëria të cilët kanë ardhur në Gjermani duke mos ditur gjuhën, pa punë dhe të gjitha i kanë filluar nga e para. Nuk ishte aspak e lehtë për ata dhe tani unë nuk dua t’i dëshpëroi. Ata janë të lumtur me mua”, ka thënë Mustafi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...