“Unë dhe Asensio e ndryshuam ndeshjen”

PUBLIKUAR

Vinicius nuk tregohet aspak modest.

Ai thotë inkuadrimi i tij në fushë dhe i Marco Asensios në pjesën e dytë, bëri që Real Madridi të fitojë tri pikët e para në Alfredo Di Stefano.

Vini Jr shënoi golin e tri pikëve, ku Madridi e mposhti 1-0 Valladollidin.

“Jam i lumtur me paraqitjen. Pjesa e parë ishte e vështirë, në pjesën e dytë trajneri më inkuadroi mua dhe Asension për të krijuar më shumë shanse dhe ndryshuam ndeshjen”, u shpreh Vini.

“E dimë se nëse e mbajmë portën e paprekur, mund të fitojmë ndeshje sepse kemi shumë lojtarë që mund të shënojnë përgjatë sezonit dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...