Neymari dhe Alvaro i shpëtojnë dënimit, pas akuzave për racizëm

PUBLIKUAR

As ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, e as mbrojtës i Marseille, Alvaro Gonzalez, nuk do të përballen me ndëshkime për komentet e dyshuara raciste gjatë një ndeshjeje mes tyre në Ligue 1 më 13 shtator.

Neymari ishte përjashtuar nga ndeshja me karton të kuq në Parc des Princes, për shkak se e kishte qëlluar pas koke Alvaron, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, braziliani e akuzoi spanjollin se kishte përdorur gjuhë raciste kundër tij.

Por më vonë edhe Neymari u përball me akuza për racizëm ndaj një futbollisti tjetër të Marseille, Hiroki Sakai.

Neymari është ankuar ndaj pezullimit me dy ndeshje për kartonin e kuq, ndërsa Alvaro i ka shpëtuar pezullimit.

Në një komunikatë, Komisioni Disiplinor i Ligës së Futbollit Profesionist në Francë theksoi se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për t’i mbështetur akuzat./

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...