Nuk ndalet Atalanta, deklason Lazion midis Rome

PUBLIKUAR

Lazio është mposhtur në Romë sonte nga Atalanta me rezultat të thellë 1-4. Në këtë ndeshje, Atalanta dominoi në të gjitha aspektet derisa shkëlqeu Gomez që shënoi dy gola për zikaltërit e Bergamos

Atalanta po vazhdon me superndeshje në Serie A.

Ata kanë arritur të fitorja e dytë këtë sezon duke e mposhtur Lazion me rezultat të thellë 1-4.

Pjesa e parë filloi shumë më mirë për mysafirët të cilët punën kryesore e kryen në këtë pjesë.

Në minutën e 10 do të shënonte për mysafirët Gosens kurse rezultati do të dyfishohej në minutën e 32-të ku Hateboer shënon me vole një gol të bukur.

Atalanta nuk u ndal dhe shënoi golin e tretë në minutën e 41-të me Gomez për të shkuar në pushim të pjesës së parë me një epërsi komode prej 0-3.

Në pjesën e dytë Lazio mundohet të kthehet në ndeshje dhe shënon gol në minutën e 57-të me Caicedo.

Por, Atalanta nuk lejon befasi dhe shënon golin e katër në minutën e 61-të ku përsëri golashënues ishte Gomez.

Atalanta pas kësaj fitoreje ngritët në pozitën e dytë dhe kjo ishte një fitore e rëndësishme e kësaj skuadre pasi që ka të bëj me një rival direkt për top 4 në Serie A, Lazion.

Lazio në anën tjetër zbret në vendin e 10 me tri, derisa vlen të theksojmë se për skuadrën nga kryeqyteti italian ende nuk kanë debutuar prurjet e reja në këtë skuadër që erdhën gjatë verës, në mesin e tyre edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...